Ambasadori turk: Turqia nuk do ta lë vetëm Libanin

Ambasadori turk në Liban, Hakan Çakıl, ka deklaruar se Turqia nuk do ta lë të vetme Libanin në kohën e nevojës.

Çakıl ishte i pranishëm në kryeqytetin Bejrut për të pranuar një avion ushtarak turk që transportonte ndihmë mjekësore dhe një ekip kërkim-shpëtimi nga Turqia.

Kreu i Autoritetit të Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Mehmet Güllüoğlu, po ashtu udhëtoi për në Bejrut me ekipet mjekësore dhe të kërkim-shpëtimit, i cili theksoi se, “Jemi këtu derisa të mbarojë kjo fatkeqësi”.

Ekipi turk përbëhet prej 40 personash, të cilët do të bëjnë gjithçka që nevojitet për sa i përket përpjekjeve të ndihmës.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, kishte urdhëruar ndihmën mjekësore dhe humanitare, si dhe një ekip kërkim-shpëtimi të udhëtonin për në Bejrut pas shpërthimit.

Materiali i ndihmës i përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë, AFAD dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kizilay) u ngarkua në aeroplan në Aeroportin Etimesgut në Ankara dhe mbërriti në Bejrut mëngjesin e sotëm.

Të martën, Bejruti dhe rrethinat e tij u tronditën nga një shpërthim masiv që la të vdekur të paktën 135 persona dhe rreth 5 mijë të tjerë të plagosur./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne