Bota

Ambasadorit egjiptian në Kajro i rrjedhin telegramet, ja cfarë thotë për Turqinë

Ambasadori egjiptian në Uashington, Yasser Reda, tha se Kajro beson se Turqia është më e rrezikshme se Irani; Ky skandal shpërtheu pas një telegrami të rrjedhur i cili u publikua në rrjetin social Twitter.

Duke folur gjatë një takimi me homologun e tij jordanez, Reda foli për Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në një mënyrë shumë negative duke thënë se problemi me Ankaranë është se vendet arabe kanë qëndrime të ndryshme mbi të.

Turqia ka refuzuar të mbajë lidhje diplomatike me Egjiptin që nga grushti ushtarak i vitit 2013 që rrëzoi presidentin e parë demokrat të vendit, Mohamed Morsi.

Reda vazhdoi duke thënë se Jordania dhe Egjipti kanë qenë të suksesshme në luftën kundër terrorizmit, si ISIS dhe grupe të tjera, ndërsa Arabia Saudite nuk ka qenë. /MESAZHI/

OPINIONE

INTERVISTA