Amerika ka ndërhyrë në zgjedhjet e 47 vendeve të botës

Kanali televiziv CNN zbuloi se qeveria e Amerikës në periudhën nga vitit 1946 e deri në vitin 2000, ka ndërhyrë në 81 procese të zgjedhjeve në 47 vende të botës.

CNN në një raport të tij ka thënë se mediat e Amerikës për një periudhë të gjatë janë duke analizuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e Amerikës, mirëpo pyetja e cila shtrohet shumë rrallë në këto media, është kjo që a nuk ndërhyjnë qeveria e Amerikës në asnjë proces zgjedhor të vendeve të tjera botës? Daw Lujen, ekspert i institutit “Politika dhe Strategjia” në Universitetin Carnegie Mellon të Amerikës”, në një intervistë me kanalin televiziv CNN, ka thënë se çështjen e ndërhyrjes së Amerikës në zgjedhjet e vendeve të tjera, e ka shqyrtuar nga vështrimi i shkencave shoqërore dhe në vazhdim deklaroi: “Amerika gjatë periudhës nga vitit 1946 e deri në vitin 2000, ka ndërhyrë në 81 procese të zgjedhjeve në 47 vende të botës”. Ai për shembull, ka kujtuar ndërhyrjen e Amerikës në zgjedhjet e vitit 1948 të Italisë dhe tha: “Amerika ishte e shqetësuar që në zgjedhje mund të fitojë Partia Komuniste, prandaj ka shfrytëzuar të gjitha aftësitë dhe kapacitetet e saj për të penguar fitoren e Partisë Komuniste në këtë vend”. Daw Lujen gjithashtu kujtoi ndërhyrjen e Amerikës në zgjedhjet e vendeve të tjera të botës si në Kili, Argjentinë, Japoni, Gjermaninë Perëndimore, Brazil, Indonezi, Liban, Malajzi dhe Iran gjatë dekadave të kaluara dhe theksoi: “Amerika në të shumtën e rasteve ka mbështetur grupet dhe kandidatët që ndjekin politikë në harmoni me qëndrimet e Uashingtonit. Dy e treta e rasteve të ndërhyrjes së Amerikës në zgjedhjet e vendeve të tjera, ishte sekrete dhe një e treta e tyre ishte ndërhyrje e hapur”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne