Amerika mundohet t’i fusë elementët e arratisur të ISIS nga Siria në Irak

Një komandant i forcave vullnetare popullore Hashd Sha’bi të Irakut deklaroi se forcat ushtarake terroriste amerikane po bëjnë përpjekje që t’i fusin elementët e arratisur terroristë të ISIS nga Siria në Irak.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Hadi Al-Khorasani, një prej komandantëve të forcave vullnetare popullore Hashd Sha’bi të Irakut, deklaroi: “Forcat ushtarake të Amerikës në disa rajone në rripin kufitar mes Irakut dhe Sirisë, kanë zhvilluar një manovër ushtarake dhe duke përdorur dronë, kanë përcaktuar rrugët e reja për futjen e terroristëve të ISIS nga Siria në Irak”.

Al-Khorasani ndërkohë ka thënë se forcat e Hash Sha’bi dhe forcat e sigurisë kanë marrë kontrollin e kufijve të Irakut me Sirinë.

Edhe më parë disa deputetë të Parlamentit të Irakut dhe disa funksionarë të forcave vullnetare të këtij vendi kanë njoftuar për mbështetjen e gjerë të Amerikës ndaj grupit terrorist ISIS dhe rolin e forcave amerikane që ndihmuan regjimin sionist për të sulmuar pozicionet e forcave Hashd Sha’bi të Irakut. Adel Abdulmahdi, kryeministri i Irakut, ditën e hënë deklaroi rezultatet e hetimeve përkatëse me sulmet e fundit ndaj pozicioneve të Hashd Sha’bi të këtij vendi dhe tha se Izraeli qëndron prapa këtyre sulmeve./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne