Amerika po shkatërron çdo gjë në Siri, por jo ISIS-in

Ministri i Jashtëm sirian Valid al-Mualem deklaroi se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, me sa duket, duke pretenduar se lufton grupin terrorist ISIS po përpiqet të shkatërrojë Sirinë dhe të zgjasë konfliktin e armatosur atje.

Al-Mualem deklaroi se Damasku do të kërkonte shpërbërjen e koalicionit ushtarak të kryesuar nga SHBA, duke theksuar se mijëra gra dhe fëmijë sirianë ishin vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit në provincën e trazuar veriore Raka dhe në provincën lindore Deir al-Zur. Diplomati më i lartë sirian më tej vuri në dukje se Pentagoni po përdorte koalicionin për të mbuluar fushatën e tij të shkatërrimit në Siri. Ai shtoi se militantët e mbështetur nga SHBA nga të ashtuquajturat Forca Demokratike Siriane po luftojnë kundër forcave të ushtrisë siriane për të fituar kontroll mbi zonat e pasura me naftë në Siri. Damasku nuk do të lejojë asnjë forcë të jashtme të shkelë sovranitetin e Sirisë, vuri në dukje al-Mualem. Forca Demokratike Siriane “tani janë të dehur me ndihmën dhe mbështetjen amerikane, por duhet të kuptojnë se kjo ndihmë nuk do të zgjasë përgjithmonë”, tha ministri i Jashtëm sirian. Që nga shtatori 2014, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka kryer sulme ajrore kundër atyre që thuhet se janë objektiva të ISIS në Siri pa asnjë autorizim nga qeveria e Damaskut apo një mandat nga OKB. Aleanca ushtarake është akuzuar në mënyrë të përsëritur për vrasjen e civilëve. Ajo gjithashtu ka qenë kryesisht e paaftë për arritjen e qëllimit të deklaruar të shkatërrimit të ISIS-it./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne