Bota

Anëtarë të partisë së Netanjahut kërkojnë dorëheqjen e tij

Anëtarë të partisë Likud të kryeministrit sionist Beniamin Netanjahu kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të regjimit sionist.

Pasi faza e hetimit të kryeministrit të regjimit për korrupsion financiar ka marrë përmasa serioze, anëtarë të partisë Likud kërkuan dorëheqjen e kryeministrit sionist Beniamin Netanjahu. Beniamin Netanjahu, përpara se sa të dëmtojë partinë Likud, duhet të japë dorëheqje nga posti i tij, është deklarata e lëshuar nga disa anëtarë të kësaj partie. Edhe pse një numër i vogël anëtarësh të Likud kanë mbështetur Netanjahun, mirëpo shumica e anëtarëve të kësaj partie kërkojnë dorëheqjen e tij përpara procesit gjyqësor që do të zhvillohet kundër Netanjahut. Një prej anëtarëve të partisë Likud ka thënë se anëtarët e partisë respektojnë parimet dhe dispozitat partiake, mirëpo problemi qëndron në shkeljen e ligjit dhe të etikës dhe kjo rrjedhë nuk mund të vazhdojë kështu. Mediat izraelite pohojnë se dënimi i Netanjahut është i sigurt dhe se hetimet e policisë izraelite kundër Netanjahut që akuzohet për korrupsion do të përfundojnë deri në fund të vitit./ PT

OPINIONE

INTERVISTA