Bota

Ankaraja: Kemi mosmarrëveshje me Iranin dhe Rusinë në lidhje me Sirinë

Zv/kryeministri i Turqisë ka deklaruar se qeveria turke ka mosmarrëveshje me Iranin dhe Rusinë në lidhje me Sirinë dhe theksoi se në çështjen e krizës së Sirisë, Turqia nuk është aleate e asnjë vendi.

Beqir Buzdag, zëdhënësi i kryeministrit të Turqisë, sot në një konferencë për shtyp në Katar, theksoi se Turqia në lidhje me krizën e Sirisë, me asnjë vend nuk është as aleat dhe as kundërshtar, mirëpo qëndrimet e saj me Iranin, Rusinë dhe gjithashtu me Amerikën në lidhje me krizën në Siri, janë të ndryshme. Sipas gazetës turke “Yeni Shafak”, ai pretendoi se Turqia nuk do të ngurrojë të bashkëpunojë me asnjë vend që dëshiron të mbrojë parimet e drejta. Buzdag këto deklarata i bëri në reagim ndaj deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron i cili kishte thënë se mbështetja e Turqisë ndaj sulmeve të treshes Amerikë, Angli, Francë kundër Sirisë ka treguar se Turqia është larguar nga Rusia./ PT