Ankaraja: Në operacionin “Burimi i Paqes” nuk përdoren armë kimike

Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun pranë Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare organizoi një mbledhje informuese në Ankara.

Oficerja e Prezantimit, Nadide Sebnem Aktop, majore e Forcave Detare të Turqisë, bëri me dije se terroristët e PKK/YPG-së kanë bërë gjithsej 36 provokime/shkelje që prej orës 22:00 të datës 17 tetor 2019, pavarësisht akordit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo theksoi gjithashtu se në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes” janë neutralizuar 765 terroristë, janë vënë në kontroll 111 qendra të banuara dhe një sipërfaqe e përgjithshme prej 1.500 km2.

“Forcat e Armatosura të Turqisë nuk përdorin asnjë municion apo armë kimike të ndaluar me anë të ligjit apo marrëveshjeve ndërkombëtare. Gjatë operacionit «Burimi i Paqes» nuk ka pasur humbje civile në territoret siriane për shkak të operacionit. Në kuadër të akordit të arritur ndërmjet Turqisë dhe SHBA-së, po monitorohet nga afër tërheqja e terroristëve të PKK/YPG-së nga zona brenda 120 orëve. Deri tani nga zona (Zona e Sigurt në Siri) kanë dalë 125 mjete”, njoftoi oficerja Aktop./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne