Apel nga Hamasi për rezistencë gjithëpërfshirëse kundër ‘aneksimit’

Zëdhënësi i Hamasit, Hazim Kasim bëri një deklaratë me shkrim lidhur me vdekjen e një palestinezi si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor.

“Populli ynë e di mirë se qëndrimi kundër planeve aneksuese të kolonialistëve, çrrënjosja e kolonëve të jashtëligjshëm nga territoret palestineze është i mundur me një rezistencë gjithëpërfshirëse”, shkruan ai.

Të enjten ushtarët izraelitë martirizuan një të ri palestinez në qytetin Selfit, në Bregun Perëndimor të okupuar, me akuzën se kishte qëlluar ushtarët me bomba molotov (molotov koktej)./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne