Arabi Saudite: Dronët kamikazë në mësymje

Mbrëmjen e së enjtes, dronët e ushtrisë jemenase goditën Aeroportin Ndërkombëtar Abha në jug të Arabisë Saudite.

Gjeneral brigade Jahja Sarei, një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit, tha se dronët vetëvrasës Kassef K2 goditën dy herë Aeroportin Ndërkombëtar të Abhas. Gjatë sulmit të parë, në shënjestër ishte kulla e kontrollit të aeroportit dhe sulmi i dytë goditi zona të ndjeshme brenda aeroportit. Gjeneral brigade Jahja Sarei i përshkroi të dy sulmet si “të mëdha” dhe “kirurgjike”. “Sulmet e natës së kaluar nga luftëtarët jemenas pezulluan të gjitha fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar Abha”, tha gjenerali Sarei, duke shtuar se sulmet në aeroportin Abha dhe aeroportet e tjera saudite ishin një përgjigje ndaj krimeve të kryera nga koalicioni saudit kundër popullit jemenas./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne