Bota

Arabia Saudite po përpiqet të politizojë Haxhin dhe vendet e shenjta Islame

Delegacioni ndërkombëtar për mbikëqyrjen e vendeve të shenjta islame në konferencën ndërkombëtare të mbajtur në Dakar, Senegal, ka thënë se Arabia Saudite nuk duhet të politizojë vendet islamike, dhe u bëri thirrje vendeve islamike për pjesëmarrje në administrimin e vendeve të shenjta dhe Haxhit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, duke cituar burime nga gazeta Al Raje, në konferencën me titull “Dimensionet politike dhe ekonomike të administrimit të vendeve të shenjta nga Arabia Saudite” e cila u mbajt të shtunën, morën pjesë një numër i madh i dijetarëve fetarë, përfaqësues të organizatave senegaleze, dijetarë nga vende të ndryshme, profesorë universitarë, autoritete qeveritare senegaleze, aktivistë socialë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Senegali, ku u diskutua në lidhje me mënyrën e pjesëmarrjes së vendeve islamike në administrimin e Haxhit dhe mbi keqmenaxhimin e Arabisë Saudite në punët e Haxhit. Në këtë konferencë ishin të pranishëm personalitete si Malik Sisie, këshilltar special i presidentit të Senegalit, Abdul Aziz Dijub, ministër këshilltar i presidentit të Senegalit, Shejh Mohamed Habib Al Tel Mentaxha, Shejh Mohamad Konte, Shejh Mobak Sik, profesor i universitetit Daka, Tidjan Mobaj, studiues dhe sociologë, John Louis Kamara, avokat. Sharif Mobalu, drejtor i Shoqatës për zhvillim të qëndrueshëm humanitar Ali Jasin, në këtë konferencë ka thënë vendet islamike duhet të marrin pjesë në menaxhimin e Haxhit dhe vendeve të shenjta. Ai ka shtuar: Meka është vend i shenjtë në fenë islame, Meka e shenjtë i përket ët gjithë myslimanëve,  Arabia Saudite në mënyrë që të përmirësojë organizimin e ceremonisë së Haxhit dhe të parandalojë katastrofat të cilat po ndodhin gjatë periudhës së pelegrinazhit të Haxhit, duhet të lejojë pjesëmarrjen e vendeve të tjera islamike në menaxhimin e Haxhit. Sharif Mobalo theksoi se ka probleme në organizimin e Haxhit dhe Umrës, që prek të gjitha shoqëritë myslimane dhe duhet të gjindet një zgjidhje për të. Nga ana tjetër, Sharif Buxhafer, përfaqësues i delegacionit ndërkombëtar për mbikëqyrjen e mënyrës së menaxhimit të vendeve të shenjta nga Arabia Saudite dhe koordinator i kësaj konference, ka raportuar në lidhje me shkeljet e Arabisë Saudite në organizimin e Haxhit, largimin e myslimanëve, përjashtimin e besimtarëve myslimanë në kryerjen e Umres dhe privimin e disa popujve myslimanë në kryerjen e Haxhit për shkak të mosmarrëveshjeve politike.