Arabia Saudite refuzon komentet e Makronit se kryeministri libanez ishte mbajtur i burgosur në vendin e tyre

Arabia Saudite i ka hedhur poshtë komentet e Presidentit francez Emmanuel Makron se kryeministri libanez Saad Hariri ishte mbajtur i burgosur kundër vullnetit të tij në Arabinë Saudite, raporton AFP. Hariri njoftoi në 4 nëntor në një fjalim televiziv nga Rijadi se po largohej nga posti drejtues. Ai e anuloi vendimin muajin tjetër vetëm pas ndërhyrjes së presidentit francez Makron.

Në një intervistë të transmetuar të premten e kaluar nga BFMTV, Makron përshkroi mënyrën se si ndërhyri në atë krizë. “Libani doli nga një krize serioze ku me sa më kujtohet, një kryeministër u mbajt i burgosur në Arabinë Saudite për disa javë”, tha Macron.

Të martën, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Saudite mohoi që Hariri të ishte mbajtur i burgosur kundër vullnetit të tij. “Ajo që tha presidenti francez … se mbretëria kishte mbajtur të burgosur kryeministrin libanez Saad Hariri është e pasaktë”, tha ai, citon agjencia saudite e shtypit.

“Mbretëria e Arabisë Saudite e ka mbeshtetur dhe ende e mbështet stabilitetin dhe sigurinë e Libanit dhe Kryeministrin Hariri,” shtoi ai./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne