Bota

Arabia Saudite vazhdon të hapë kinema

Një tjetër firmë në Arabinë Saudite ka fituar lejen për të ndërtuar salla kinemash.

Ministria e Kulturës dhe Informacionit e Arabisë Saudite njoftoi se ministri Awad bin Saleh al-Awad ia ka dorëzuar licencën firmës Er-Rashid-Empire Cinema Group, e cila do të ndërtojë 30 salla kinemash në tri vitet e ardhshme.

Pas American Multi-Cinema (AMC) dhe VOX Cinema nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), firma në fjalë është e treta që merr licencë për të hapur sallë kinemaje në Arabinë Saudite.

Ministria e Kulturës dhe Informacionit në dhjetor të vitit 2017 kishte njoftuar vendimin që lejonte hapjen e kinemave, ndërsa salla e parë u hap më 18 prill të vitit 2018./ AA

OPINIONE