Arben Ahmetaj: Për datën e zgjedhjeve dhe qeverinë teknike nuk negociojmë

Ministri i Financave njëherësh i deleguari i Kryesisë së Partisë Socialiste në Bashkinë Kavajë dhe Rrogozhinë Arben Ahmetaj, ka prezantuar sot në Kavajë kandidatin e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në këtë Bashki Klodian Shehin.

Gjatë fjalës së mbajtur aty Ahmetaj ka folur edhe për situatën politike në vend, ku ai shprehet se PS-ja është e gatshme të dialogojë kur të jetë gati PD-ja, por për qeveri teknike dhe për datën e zgjedhjeve nuk ka negociata.

“Siç e shikoni opozita refuzon të dialogojë, rezfuzon të dialogojë për zgjidhjen e një ngërçi artificial. Nuk është krizë politike. Ne e kemi thënë do të ketë zgjedhje me 18 qershor, shqiptarët do të votojnë me 18 qershor. Ne kemi thënë që votimet, zgjedhjet nuk janë të partive politike, janë të qytetarëve dhe prandaj do të shkojmë në 18 qershor në zgjedhje.

Ne themi dhe do ta themi, që nuk ka qeveri teknike. Ne jemi gati të dialogojmë për çdo gjë, por për datën e zgjedhjeve dhe për qeveri teknike, ne nuk dialogojmë. Ne dialogojmë për çdo gjë, jemi të hapur të dialogojmë pa kushte, të ulemi në tryezë me opozitën, të diskutojmë çfarë të duan ata, por jo për mandatin e dhënë kësaj qeverive me 1 milionë vota. Qeverisja është përgjegjësi nuk është privilegj” deklaroi ndër të tjera Ahmetaj./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne