Arian Asimi kercenon me vrasje historianin Dr. Olsi Jazexhi

Ne kunder pergjigje ndaj videos se Dr. Olsi Jazexhiut mbi sulmin frikacak kunder memorialit turk te Tiranes, ku ai ka permendur Arian Asimin, nje shqiptaro-amerikan si inspirues i ketij akti kriminal i cili ka premtuar 2000 dollare per organizimin e ketij sulmi, Ilir Borova, Arian Asimi dhe Ervis Zholi qe mbajne kanalin ne Facebook Nova Media i jane leshuar me sulme, shpifje, ofendime dhe kercenime historianit shqiptar.

Arian Asimi i cili eshte i trembur nga ndonje padi penale per nxitje te urrejtjes etnike dhe fetare i eshte leshuar me sharje dhe shpifje Dr. Jazexhiut duke e kanosur ne menyre publike. Ai e quan historianin nga Tirana terrorist turk, agjent turk, i paguar nga Turqia, plere, barbun, qelbesire, injorant, bajge.

Arian Asimi ka pranuar edhe njehere krimin e tij penal duke thene “une mbeshtes dhenien e 1000 a 2000 dollareve kunder memorialit turk. Ne nuk jemi kunder muslimaneve. Jemi kunder qeverise turke. Shqiptaret nuk do lejojne asnjehere simbole turke ne Shqiperi.” Por ai nuk i eshte pergjigjur sfides se Dr. Jazexhiut i cili i ka kerkuar Arian Asimit qe te provoje te bej ndonje gje te ketille me institucionet turke te Amerikes apo te vije ne Shqiperi dhe ta sulmoje vete memorialin turk te Tiranes.

Pas ofendimeve dhe sharjeve me gjuhe ordinere, Arian Asimi ka vazhduar me kercenime terroriste kunder historianit shqiptar. Ai ka thene:

“Une i bej thirrje ndonje shqiptari qe t’ia mbylle gojen njehere e mire ketij legeni.”

Ai ka kercenuar me vrasje historianin duke i thene:

“Po vazhdove do te ta mbyllim ne gojen. Ka Avni Rustema. Ka akoma Avni Rustema.”

Historiani eshte kercenuar me dhune fizike duke i thene:

“Olsi Jazexhi mos u merzit pse ka edhe per ty njeri. Sikur thyen pllaken do te te thyejne edhe ty koken.”

Dr. Jazexhi eshte kercenuar edhe nga Ervis Zholi i cili pasi e ka ofenduar historianin si Olsi Diareja e ka kercenuar duke thene:

“Olsi do kete probleme personale me mua.”

Ne debat ka hyre edhe Ilir Borova i cili gjithashtu e ka ofenduar analistin nga Tirana dhe eshte munduar te shpjegoje qe sulmi i dyshes Borova – Asimi kunder memorialit turk nuk ka lidhje me myslimanet por drejtohet kunder Turqise. Megjithate edhe Ilir Borova vete nuk ka arritur qe te distancohet nga krimi penal i nxitjes se urrejtjes etnike dhe fetare dhe demtimit te prones publike qe kjo treshe injorantesh shqiptaro-amerikane kane bere kunder memorialit turk qe Bashkia e Tiranes vendosi ne parkun e liqenit artificial ne Tirane.

Sikur treshja Borova – Asimi – Zholi te kishin nxitur nje krim te ketille ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes i cili do çonte ne sulm kunder objekteve publike, keta te tre tanime do te ishin ne burg. Por meqe krimi qe keta kane inspiruar eshte kryer ne Shqiperi ata vazhdojne te jetojne te lire ne SHBA ndersa shajne dhe kercenojne ne dialektin e tyre fshatar – korçar si grate politikanet dhe intelektualet shqiptare. / Gazeta Impakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne