Bota

Arrestohen 5 gazetarë palestinezë në Bregun perëndimor të lumit Jordan (BPLJ )

Agjentët e sigurimit të Autoritetit Autonom Palestinez (AAP) kanë arrestuar 5 gazetarë palestinezë në zonat të ndryshme të rajonit BPLJ.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia palestineze e lajmeve sipas të cilës agjentë të AAP ditën e mërkurë, kanë arrestuar 5 gazetarë duke i akuzuar ata për nxjerrjen dhe publikimin e informacioneve të rëndësishme dhe të ndjeshme. Të gjithë gazetarët e arrestuar ishin aktivistë mediatikë brenda në BPLJ dhe pasqyronin zhvillimet më të fundit në Palestinë. Burgjet e AAP janë të mbushur me anëtarë të grupeve të rezistencës palestineze të cilët janë arrestuar përpara sesa të kryejnë ndonjë operacion kundër regjimit sionist. Palestinezët janë të vendosur për të vazhduar intifadën e tyre kundër regjimit sionist, mirëpo AAP po i jep një shërbim të efektshëm regjimit sionist duke arrestuar palestinezët përgjegjës për intifadën dhe duke bllokuar rrugën e rezistencës anti-sioniste të palestinezëve. Intifada palestineze ka nisur prej tetorit të vitit 2015 në shenjë proteste ndaj agresioneve të ushtarakëve dhe kolonëve sionistë ndaj simboleve islame të palestinezëve me në krye xhaminë Al Aksa./ PT

OPINIONE

INTERVISTA