Arrestohen pesë persona në Durrës, Policia: Ja për çfarë akuzohen

Pesë persona janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit në Durrës për vepra të ndryshme penale.

Njoftohet se policia ka ndaluar 25-vjeçarin K.R., banues në Pjezë, Shijak, pasi ka qenë i dënuar me shtatë vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Po ashtu, u ndalua edhe 30-vjeçari nga Kosova F.D., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me katër muaj burg për falsifikimi të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave.

Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë dy vëllezërit 28-vjeçarin R.L., dhe 30 vjeçarin A.L., pasi në lagjen nr.7, Durrës, për të shmangur shoqërimin e tyre për shkak të një konflikti të ndodhur, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Gjatë 24 orëve të fundit bien në prangat e Policisë Durrës 5 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar, 2 për kundërshtim të punonjësit të Policisë, si dhe një shtetas për dejtim mjeti pa leje drejtimi .

Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale ndaluan shtetasin:

K.R., 25 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krīmet e Rënda, e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Nga Specialistët për Hetimin e Krīmit Ekonomik dhe Financiar, u ndalua shtetasi kosovar F.D., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale ” Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

R.L., 28 vjeç dhe A.L., 30 vjeç (vëllezër), pasi në lagjen nr.7, Durrës, për të shmangur shoqërimin e tyre për shkak të një konflikti të ndodhur, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së detyrës për shoqërimin e tyre.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin: V.D., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.15, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike, e për pasojë është dëmtuar pasagjeri në atë mjet i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne