Arrestohet izraeliti Moshe Harel, i kërkuar për trafik organesh në Kosovë

Një ndër personat më të kërkuar në rastin “Medikus II”, Moshe Harel është arrestuar ditë më parë në Qipro.

Ai ka qenë i kërkuar që një kohë të gjatë nga autoritet e Kosovës, madje ishte në listën eInterpolit.

Mjeku 68 vjeçar, Moshe Harel, që ka lindur në Turqi, por është me kombësi izraelite, dyshohet për trafikim të organeve në Kosovë, ndërsa  që ka më shumë se 7 vjet që është në kërkim nga autoritetet e sigurisë.

Ndryshe, aktakuza  për këtë rast ishte ngritur me 10 Qershor 2011, nga prokurori i EULEX’it, Jonathan Ratel, i cili kirurgun turk, Yusuf Ercin Sonmez, e ngarkonte me akuza për trafikimin me njerëz, krimin e organizuar  dhe ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore, ndërsa izraelitin Moshe Harel për trafikim të njerëzve dhe krim të organizuar.

Rastin e  arrestimit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përmes zëdhënësit të saj Bakim Kelani.

“Policia e Kosovës posedon informacione se në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, ditë më parë në Qipro është arrestuar personi i dyshuar (M.H.), i cili ka qenë në kërkim nga viti 2010”, ka thënë Kelani, raporton Reuters.

Ai ka bërë të ditur se lidhur me ekstradimin e tij do të merren autoritetet të tjera kompetente, mirëpo ende nuk dihet nëse i njëjti do të ekstradohet në Kosovë apo Rusi, pasi që po ashtu është në kërkim edhe nga ky shtet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne