Arrestohet ministri palestinez nga forcat sioniste

Forcat e regjimit sionist kanë arrestuar ministrin palestinez për çështjet e Kodsit për shkak se ai ka dërguar ndihma për palestinezët e prekur nga virusi korona.

Fadi Hademi ministër i çështjeve të Kodsit në Palestinë është arrestuar pranë shtëpisë së tij në qytezën Savane në Kodsin e pushtuar. Ministri palestinez i çështjeve të Kodsit për disa orë është mbajtur në burgun Maskubie ndërkohë që forcat sioniste ndaj tij ka përdorur forcë dhe dhunë në kohën kur po u jepte ndihmë të rinjve palestinezë për të dezinfektuar rrugët dhe qendra publike. Hedami ka deklaruar se të tilla veprime të regjimit sionist në asnjë mënyrë nuk do të pengojnë palestinezët të kryejnë përgjegjësitë e tyre sidomos në përballje me virusin korona./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne