Një programues kompjuterik rus është arrestuar në Spanjë si i dyshuar për sulme kibernetike gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve presidenciale të Amerikës.
Arrestimin e njoftoi një zëdhënës i ambasadës së Rusisë në Madrid, i cili nuk tha se përse personi në fjalë ishte marrë në paraburgim. 36-vjeçari Peter Levashov dyshohet se u ndalua me një urdhërarrest amerikan, ndërsa ndodhej me pushime në Spanjë me gruan. Zyrtarët amerikanë thanë se tani për tani nuk mund të jepnin asnjë informacion./ PT