Beteja tregtare mes Amerikës dhe Evropës pritet të ashpërsohet edhe më tepër pasi ekziston mundësia që Bashkimi Evropian të ngre padi kundër Amerikës në Organizatën Botërore të Tregtisë për shkak të vendosjes së disa tarifave nga ana e qeverisë së presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me mallrat e importuara nga Bashkimi Evropian në Amerikë.
Siç raporton Euronews, qeveria e Amerikës synon të vendos tarifa të veçanta për disa produkte të importuara në Amerikë nga Bashkimi Evropian, sidomos produktet ushqimore. Siç duket ky vendim i qeverisë së Amerikës është marrë në reagim ndaj ndalimit të importit të mishit të lopëve të zhvilluara me hormone nga Amerika në Evropë. Uashingtoni i cili aktualisht synon të reduktojë deficitin tregtar të tij, ka përgatitur një listë të produkteve evropiane për të cilat pretendon se nuk prodhohen sipas standardeve rreth të cilave kanë rënë dakord të dy palët. Euronews ka shtuar se në këtë listë është vendosur edhe motoçikleta e njohur italiane “Vespa”. Në këtë listë që do të përfshihet nga tarifat e veçanta të Amerikës ndodhen e dhe grupet aksionare të produkteve të çelikut. Qeveria e Amerikës mendon se këto kompani tregtare po përdorin mjetet “dumping” për të thyer tregun./ PT