Australi, tymi i zjarreve udhëton më shumë se 12.000 km deri në Kili dhe Argjentinë

Tymi i zjarreve që kanë përfshirë Australinë, ka udhëtuar më shumë se 12.000 kilometra dhe ka mbërritur dje, shumë i dukshëm, deri në qiejt e Kilit dhe Argjentinës, por pa krijuar rrezik për shëndetin e banorëve.

Kanë qenë disa media lokale si Clair dhe La Tercera që kanë bërë publike lajmin. Zjarri është parë mbi të gjitha në zonën qendrore të Kilit, ku një re e madhe tymi ka mbuluar qiellin duke qëndruar në këto kushte deri sot, sipas asaj që raporton shërbimi meteorologjik kilian.

Reja e tymit ka bërë që dielli të shfaqet me tonalitete më të kuqe. Kjo gjendet në lartësinë 6000 metra mbi nivelin e detit dhe nuk duket se do të zbresë në sipërfaqe. E vetmja pasojë për momentin është një reduktim i rrezeve ultravjollce.

Situatë e njëjtë edhe në Argjentinë, ku shërbimi meteorologjik kombëtar ka treguar në Twiiter pamjet nga satelitët, ku duket se si tymi është transportuar nga forcat e ajrit nga perëndimi në lindje./balkanweb/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne