‘Australia akuzohet për vrasjen e paligjshme të afganëve’

Forcat Speciale Australiane janë nën një hetim të fshehtë për vrasjen e paligjshme të civilëve afganë, sipas disa dëshmive, të cilat ofrojnë detaje të reja të incidenteve vdekjeprurëse në Afganistanin jugor.

Qindra faqe të dokumenteve të forcës së fshehtë të mbrojtjes – shumë prej të cilave shënohen AUSTEO (Australian Eyes Only) – janë zbuluar nga Korporata Transmetuese Australiane (ABC), e cila i ka publikuar ato. Sipas dokumenteve të zbuluara, zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Forcës Mbrojtëse Australiane (IGADF) filloi një hetim të gjerë vitin e kaluar në një pjesë të madhe të dokumenteve që raportojnë për të paktën 10 incidente midis viteve 2009 dhe 2013, ku janë vra disa civilë, përfshirë edhe fëmijë. Një nga dëshmitë raporton për vdekjet e supozuara të një personi afgan dhe djalit të tij gjashtëvjeçar gjatë një bastisje në një shtëpi në shtator 2013. Trupat australiane, të cilët po kërkonin një objektiv që mendohet të ishte një anëtar i talebanëve, thuhet se qëlluan dhe vranë fëmijë, që ishin të fshehur në batanije afër objektivit, i cili u vra gjithashtu. Hetimi i Inspektorit të Përgjithshëm për vrasjet zbuloi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të arritur në përfundimin se objektivi ishte në të vërtetë një anëtar i talebanëve ose nuk ishte militanti fare. Një tjetër incident që gjithashtu ndodhi në shtator 2013 ishte vrasja e një të ndaluari afgan, i cili ishte i vetëm me një ushtar australian dhe dyshohet se po përpiqej të kapte armën e tij.

Dokumentet gjithashtu ofruan raporte për një tjetër incident të vitit 2013 në të cilin trupat australiane qëlluan një burrë dhe grua afgane në një motor. Një ushtar australian po ashtu priste duart e militantëve të vrarë në një operacion në provincën jugore Zabul në prill 2013. Ushtari “ndau njërën dorë ” të një militanti të vrarë në operacion dhe më pas i përsëriti këto veprime me dy të tjerë, duke prerë duart e tyre të djathta, gjithnjë sipas dokumenteve të rrjedhura. Policia Federale Australiane po shqyrton gjithashtu nëse do të hetojë një incident tjetër në të cilin një djalë u qëllua për vdekje në provincën Kandahar më 2012. Të shtënat ndodhën nga ushtarët australianë, raportoi ABC. ABC tha se trupat australiane po lëviznin nëpër një zonë të largët herët në mëngjes, kur ata e qëlluan për vdekj e një person dhe e lanë trupin e tij. Sipas burimit, në atë kohë nuk kishte ndonjë aktivitet militant të dukshëm në atë zonë. Forcat australiane kanë pasur rol aktiv në Afganistan që nga pushtimi i udhëhequr nga SHBA në vend në vitin 2001. Forcat ushtarake britanike, të cilët ishin ndër forcat e huaja kryesisht të vendosura në provincën jugore Helmand, po ashtu po hetohen për vrasjet e dyshuara të civilëve të paarmatosur afganë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne