Bota

Australia do të ndërtojë kamp përqendrimi për islamistët

Australia po planifikon të ndërtojë burgun e saj të parë vetëm për militantët me pikëpamje ekstremiste, për të parandaluar radikalizimin e të burgosurve të tjerë. Ky veprim vjen disa ditë pas një situate të shtënash dhe pengjesh në Melburn, që më vonë u mor përsipër nga Shteti Islamik.

Burgu i ri “mini-max” do të jetë pjesë e Qendrës Korrektuese Goulburn Supermax, një kompleks burgu sigurie maksimal dhe minimal për të burgosurit meshkuj, në Neë South Wales (NSW).

“Ne nuk duam t’i shohim njerëz që tashmë janë pas hekurave të bëhen subjekt i radikalizimit”, tha të dielën Kryeministri i NSW, Gladys Berejiklian, duke njoftuar projektin.

Qeveria planifikon të shpenzojë 47 milionë dollarë (35 milionë dollarë amerikanë) gjatë tre viteve të ardhshme në këtë projekt, të quajtur Supermax II. Burgu i ri, i pajisur me kamera CCTV, do të strehojë 54 të burgosur. Autoritetet shpresojnë se objekti do të përfundojë deri në fund të vitit 2018.

Numri i të burgosurve të mbajtur me akuza ekstremiste është më shumë se i dyfishuar që nga viti 2013, sipas Komisionerit të Shërbimeve Korrektuese në NSW, Peter Severin. Të paktën 33 nga 45 të burgosurit e Supermax janë dënuar ose janë akuzuar për vepra të lidhura me terrorizmin, tha ai.

“Ne i mbajmë bashkëpunëtorët e al-Kaedës, të cilët janë shumë të disiplinuar dhe shumë dogmatikë, larg nga bashkëpunëtorët e ISIS-it, të cilët janë burra të rinj të padurueshëm që angazhohen në sjellje të zhurmshme dhe sfidojnë gjithçka dhe të gjithë”, tha ai për Telegraf.

“Është për të siguruar që ne të mos kemi një situatë ku njerëzit kanë ndikim të tepërt mbi të tjerët në të gjithë sistemin”, tha Severin. “Ne po i shpërndajmë ata në një mënyrë që do të na lejojë t’i shkëpusim përfundimisht”.

Severin shtoi se “duke centralizuar ata që kanë potencialin për të shkaktuar dëm më të madh”, qeveria do të “mbajë pjesën tjetër të sistemit të sigurt”.

Masa e re ishte një “vendim që [Australia] duhej të bënte”, pasi ka “shumë terroristë në Supermax” në Goulburn, tha Ministri i korrektimeve të NSW, David Elliott, siç u përmend nga Sydney Morning Herald.

“Lufta kundër terrorit ka një dekadë ose dy përpara,” tha ai. “Pra, ne jemi duke u përgatitur për faktin që mund të kemi nevojë për më shumë aftësi”.

Ministri australian i emigracionit Peter Dutton përshëndeti projektin.

“Mënyra në të cilën këto burgje janë projektuar dhe konfiguruar siguron që terroristët të mos jenë së bashku në shoqëri të njëri-tjetrit duke përforcuar ideologjinë e njëri-tjetrit,” tha ai për Sky News Australia.

Kompleksi i burgut strehon disa nga kriminelët më famëkeq të vendit, duke përfshirë Ivan Milat, një vrasës serial të viteve 1990, i cili u dënua pa kusht. Disa ekstremistë të dënuar që komplotuan sulmet terroriste të Sidneit në vitin 2005 janë gjithashtu në mesin e të burgosurve në objekt.

Lajmi mbi Supermax II vjen pasi somalezi Yacqub Khayre mori një grua peng në një apartament në Melbourne në fillim të qershorit. Një njeri vdiq gjatë rrethimit, bashkë me sulmuesin. Shteti Islamik mori përgjegjësinë për incidentin.

Më vonë, autoritetet konfirmuan se Khayre ishte në lirim me kusht pas kohës së burgimit për një vjedhje të dhunshme në vitin 2012. Sipas raporteve të medias australiane, ai ishte gjithashtu i njohur për autoritetet kundër terrorizmit për përfshirjen e tij të dyshuar në një komplot terrorist të vitit 2009 për të sulmuar kazermat e ushtrisë në Sidnej. / © Gazeta Impakt

Etiketa

OPINIONE