Austria iniciativë për mbylljen e organizatave të muslimanëve

Kuvendi Kombëtar i Austrisë ka miratuar një mocion i cili parasheh inspektimin dhe mbylljen e Unionit Turk Islam për Kulturë dhe Ndihmë Sociale (ATİB) dhe shoqatave të subjektit “Milli Görüş” në rast të ndonjë situate të paligjshme.

Mocioni u miratua në mbledhjen e fundit në parlament para zgjedhjeve të së dielës, ku u diskutuan propozime nga parti të ndryshme në lidhje me luftën kundër ekstremizmit.

Propozimi për mbylljen e disa organizatave të muslimanëve u prezantua nga ana e partisë Liste Jetzt, e cila në zgjedhjet e fundit arriti të sigurojë ulëse në kuvend duke shfaqur qëndrim kundër Turqisë, ndërsa u miratua me votat e Partisë Popullore të Austrisë (ÖVP), subjekt i qendrës së djathtë, si dhe nga ai i ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë e Austrisë.

Në mocion, organizatat e muslimanëve janë quajtur si “shoqata islamiste” ndërsa në të kërkohet inspektimi i ATİB dhe shoqatave të lëvizjes “Milli Görüş” dhe mbyllja e tyre në rast të identifikimit të ndonjë shkeljeje ligjore.

Mocioni aktualisht ka karakter të rekomandimit për qeverinë aktuale dhe nuk ka ndonjë fuqi sanksionuese.

Ndryshe, masa në fjalë miratohet në parlament vetëm katër ditë para zgjedhjeve nga një qeveri kalimtare, mandati katërmujor i së cilës do të përfundojë pas votimit të së dielës.

Siç është komentuar, iniciativa për mbylljen e organizatave islame është ndërmarrë nga Partia Liste Jetzt për të kthyer mbështetjen e humbur, pasi anketat deri më tani kanë treguar se ajo do të marrë vetëm 2 për qind të votave dhe nuk do të arrijë të hyjë në kuvend.

Propozimi për shoqatën neonaziste nuk u miratua

Paralelisht, në parlament u prezantua edhe një propozim tjetër për ndalimin e Lëvizjes Identitare neonaziste. Megjithatë, kuvendi nuk e miratoi mocionin që parashihte mbylljen e këtij subjekti, i cili ka kryer sulme të ndryshme ndaj organizatave të muslimanëve në vend dhe në të cilin janë zbuluar lidhje me terroristin australian i cili masakroi 51 muslimanë në Zelandën e Re./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne