Austria pengon vizitën e ministrit turk Zeybekci

Austria nuk ka dhënë leje që Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, të vizitojë këtë shtet për të marrë pjesë në një aktivitet në Vjenë me rastin e përvjetorit të tentativës për grusht shteti më 15 Korrik në Turqi, duke theksuar si arsye “sigurinë” e vendit.

Ministria e Jashtme e Austrisë përmes një deklarate me shkrim ka theksuar se Zeybekci çdo herë mund ta vizitojë Austrinë për të zhvilluar takime dypalëshe, porse fjalimi publik mund ta rrezikojë rendin dhe sigurinë në Austri.

Ndryshe, ministri Zeybekci ishte ftuar të marrë pjesë në “Aktivitetin e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar” që është planifikuar të mbahet më 16 korrik nga ana e Unionit të Demokratëve Turq Evropianë (UETD), dega në Austri./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne