Autobusët vrastarë të Tiranës, ku nuk dihet nëse do të dalësh i gjallë

Kjo skenë me gjak është fotografuar sot në një linjat e autobusëve të Tiranës, linjat e tejmbushura me autobusë që nuk vijnë kurrë në orar. Sot, shoferi i linjës së Tiranës së Re nxitonte dhe ja pasoja…Por të tilla ndodhin përditë.

Pavarësisht pretendimeve të cilitdo zyrtari të lartë të Tiranës, autobusët ka kohë që nuk vijnë në orar. Janë të rrallë, gjithmonë e më të rrallë.

Provë janë turmat e mbledhur si për ndonjë tubim prapa Bankës së Shqipërisë, çdo mëngjes…, që nga ora 6.00. Por në atë orë bashkia fle dhe askush nuk është në gjendje t’i shikojë të mjerët që hipin sipër njeri –tjetrit dhe shoferi i flak pa frymë, tek porta e Kopshtit Zoologjik

Qytetari që dërgoi këtë fotografi në Syri. net na shkroi: “Në autobusët e Tiranës së Re nisesh për punë dhe përfundon në spital. Mbushen aq plot këto dreq autobusësh saqë nuk ke ku të vesh këmbën. Nuk e kemi luksin e makinës dhe të kohës dhe si zotërisë që i kapi këmbën dera e autobusit, mund t’i ndodhë kujtdo!”/standard

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne