Autoritetet e larta fetare marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Iranit

Autoritetet e larta fetare shiite në orët e para të fillimit të votimeve kanë marrë pjesë në zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare të Iranit dhe në zgjedhjet afatmesme për Kuvendin e Ekspertëve të Lidershipit dhe kanë hedhur votën e tyre kutitë e votimit.

Ajetullah Naser Mekarem Shirazi, autoritet i lartë fetar shiit, pas hedhjes së votës së tij në kutitë e votimit për zgjedhjet e Parlamentit Islamik dhe Kuvendit të Ekspertëve të Lidershipit në qytetin Kum, deklaroi: “Pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve në zgjedhje, zhgënjen armiqtë”.

Ajetullah Husejn Nuri Hamedani, autoritet tjetër i lartë fetar i Iranit pas hedhjes së votës në zonën zgjedhore në qytetin e Kumit, ka thënë: “Irani Islamik ndodhet në pozitën e lartë të fuqisë së vetë dhe pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje, do të bëhet shkak për ttitjen e kësaj fuqie”.

Ahetullah Xhafer Subhani, Ajetullah Xhavadi Amoli, Ajetullah Sejed Muahmed Ali Alavi Gorgani dhe Aetulla Lutfullah Safij Golpajganij gjithashtu pasi kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimeve, pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje e kanë konsideruar obligim dhe detyrë të çdo qytetari.

Procesi i zgjedhjeve parlamentare të Irani ka filluar nga ora 08:00 e mëngjesit dhe do të vazhdojë përgjatë 10 orëve për zgjedhjen e 290 deputetëve të Parlamentit Islamik të Iranit./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne