Avionët luftarakë izraelitë sulmojnë pozicione të Hamasit në Gaza

Avionët luftarakë izraelitë kanë shënjestruar pozicione që i takojnë Brigadës Ezzedine al-Qassam në pjesën veriore dhe perëndimore të Rripit të Gazës nën pushtim.

Sipas burimeve nga terreni, disa pozicione të krahut ushtarak të Hamasit u goditën nga raketat e lançuara nga avionët luftarakë dhe nga helikopterët izraelitë.

Ushtria izraelite në një kumtesë tha se helikopterët izraelitë kanë shënjestruar infrastrukturën nëntokësore në rajon që i përket Hamasit.

Në kumtesë thuhet se sulmi është kryer si përgjigje ndaj balonave të zjarrit nga Gaza në Izrael.

Nuk është raportuar për viktima./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne