“Bajraktari” turk në Portin e Durrësit një surprizë e këndshme

nga Gjergji Thanasi.

Vizitat e luftanijeve turke në Portin e Durrësit tashmë janë bërë rutinë. Në Durrës kanë ardhur qoftë anije mbiujëse, qoftë nën ujëse, luftarake apo të rojës bregdetare, korveta ultrmoderne të konfiguracionit stealth apo destorjerë të Luftës së Dytë Botërore si destrojeri Feldmarshal Fevzi Cakmak i klasit Gering e para luftanije turke, që vizitoi Durrësin në vitin 1992. Për koincidencë luftanija e fundit turke, që vizitoi Durrësin në vitin 1911, quhej Alpagut e Komandës Detare Prevezë e komanduar nga Kapiteni i korvetës (Kapitëen i rangut të tretë) Tefiku.

Anija e rëndë desantuese TCG Bayraktar L. 402 ka ardhur në Portin e Durrësit për një vizitë miqësore. Kjo vizitë ka disa detaje specifike si psh. Anija desantuese është ndër më modernet e Flotës Luftarako-detare Turke. Ajo u inagurua në v. 2017 e ndjekur nga desantuesja e të njejtit klas “Sancaktar” dhe gjatë këtyre dy viteve Bajraktari ka lundruar nga Odesa në Ukrainë, nga Qiproja në Tunizi. Anija pas vizitës në Durrës, do vizitojë edhe Civitavekjan në Itali e më pas do lundrojë drejt porteve tunziane. Anija është e prodhuar nga kompanitë turke në Kantjerin Detar të Anadollit Kizaklari, në 72% të komponentëve të saj nga skafi te motorrët, nga elika te radarët. Për herë të parë në një luftanije turke CMS, qëndra e komandës dhe kontrollit luftarak të anijes, i ka 99% të pajisjeve “mall turk”. Për herë të parë në industrinë ushtarake turke një pjesë e konsiderueshme e softëare-it luftarak të anijes është programuar nga inxhenjere kompjuterash femra. Kjo është Turqia moderne: vend islamik dhe njëkohësisht femra, që programojnë softëare për luftanije ultramoderne. Karakteristikë e vecantë e anijes është tendenca për të pasur cdo pajisje dhe cdo armatim të fjalës së fundit të shkencës e teknikës, që nga topat automatikë Phalanx të konfiguracionit më të fundit Block 1B Baseline te mitrolozët ASELSAN STAMP prodhim turk me komadim në distancë me sensorë optikë dhe lazër për qitje komode ditën, natën e në kohë të keqe, me përcaktim të sektorëve të qitjes me azimuth dhe me ngritje këndi. Armatimi anti silur SSTD i prodhimit anglez me sisteme sonari pasiv e me tërheqje mekanike, shenjestra të rrejshme (decoys) në përdorim të destrojerëve britanikë “stealth” të Klasit Daring me të vërtet që e bëjnë Bajraktarin turk të duket si studio për xhirim skenash të Filmit “Star Trek Second Generation”

Kapiten Bulent Gungor-i

Surpriza më e vecantë gjatë vizitës në anije për mua ishte kapiteni i anijes “bimbashi” Bulent Gungor. Për kapitenin e një anije të tillë epitete si “ujk deti”, apo “old salt”, që thonë anglezët janë normale, por ky Bulenti i Bajraktarit, që na ka ardhur si mysafir në Durrës ishte shumë më tepër se kaq. Ai ishte mishërim i shkëlqyer i mikpritjes tradicionale turke, njëkohësisht një xhentëllmen i vërtetë sic thonë anglezët apo burrë esnaf sic thoshte im gjysh për të tillë njerëz. Shoëmen-ët më të mirë të mediave shqiptare duhet ta kenë zili kapiten Bulentin për mënyrën sesi ai i trajtoi përfaqësuesuesit e mediave shqiptare, mysafirë në Bajraktarin, që ai komandon. Me pasion e me komptencë profesionale u tregonte gazetarëve shqiptarë në detaje për anijen e vet. Kur shpjegonte detaje të ndryshme të anijes fliste me pasion për të njëlloj sic flet një mesoburrë me nostalgji për të dashurën, që ka pasur në gjimnaz. Për ta bërë më të pranueshëm lumin e të dhënave teknike, që na ofronte, herë pas here bënte një “break”duke na treguar se e kishte marrë malli për të bijën, që nuk e kishte takuar prej 4 muajsh, apo për kadetët jo turq, që ishin pjesë e praktikës mësimore në bordin e Bajraktarit turk. Qofsha i ngutur apo i gabuar, por besoj se profesionalisht i tërë aparati, që mbulon marëdhëniet me publikun në dikasterin Xhacka, nuk vlen as sa gjysma e kapiten Bulentit.

Kadetët e huaj

Në anije krahas dhjetra kadetëve turq (oficerë studentë) ishin edhe 19 kadetë të huaj përkatësisht 15 kadetë nga Azerbajxhani (Flotilja azerbajxhanase e Detit Kaspik), një kadet tunizian, dy rumunë dhe Rudi oficer i ardhshëm i forcave tona të mbrojtjes detare. Tashmë po bëhet e dukshme që gradualisht kadetët shqiptarë nuk po e bëjnë më praktikën mësimore në bordin e anijeve zbarkuese italiane të Klasit San Giorgio apo në Shkollën trajnuese “Teseo Tesei” të repartit special “Incursori di Marina”, një repart special akinxhinjsh të detit, që vlerësohet si ajka e marinës italiane, por po trajnohen në luftanijet turke.

Ftohtësi me urdhër nga lart e detarëve shqiptarë

Me urdhër nga kabineti i ministres Xhacka po bëhet cdo përpjekje për t’i bërë sa më pak jehonë vizitës miqësore të “Bajraktarit” turk në Portin e Durrësit. Me sebepin që ishte një vizitë rutinë e luftanijes turke në Durrës as ministria dhe as Komanda e Mbrojtjes Detare, nuk njoftuan mediat për vizitën e pritshme të luftanijes turke në Durrës. Qëllimisht detarëve turq ndër të tjera u është programuar të vizitojnë Muzeun e Skënderbeut në Krujë. Më “faux pass” diplomatik se kjo nuk ka! Detarët turq do të mësojnë në hollësi sesi Skënderbeu ynë luftoi e fitoi kundra dhjetra pashallarëve dhe dy sulltanëve turq! Birinxhi si gafë në marëdhëniet me publikun! Kjo më kujton një propozim të vitit 1994 që në Shqipëri të vinte për të bërë parakalim e vrapim në Durrës, Lezhë e Shkodër “Fanfara Scantini” e bersaljerëve italianë. Ishte ndërhyrja e atasheut ushtarak të atëhershëm kol. Antonio Sciauolino-s, që e shmangu një gafë e provokim të tillë. Koloneli i bersalierëve Scantini ishte komandant i Kolonës Scantini, që në 7 prill 1939 zbarkoi në Shëngjin (San Giovanni di Medua) me objektiv kryesor pushtimin e Lezhes dhe të Shkodrës (SIC!). Pas 55 vjetësh colonel Scantini nga nga komandant trupash okupatore do të vizitonte Shqipëirnë si emër fanfare. Super gafë e Minsitrisë së atëhershme të mborjtjes të Italisë!

Delegacioni i mikpritësve shqiptarë, që vizituan luftanijen, qëllimisht ishte i rangut të ulët. Mikpritësist shqiptarë kryesosheshin nga Kapiteni i Rangut të Dytë (nënkolonel) Sabri Gjinollari. Për analogji Fregata holandeze Evertsen, që vizitoi Durrësin në maj 2019 u vizitua nga zv/ministri i mbrojtjes Petro Koci, nga shefi i shtabit gjen/brig Bardhyl Kollcaku e me rradhë. Normalisht nuk mund ta vizitonte “Bajraktarin” turk kundëradmiral Gërveni i dyshuar si bashkëpunëtor i EYP-it grek. Nuk mund ta vizitonte as Kapitani i Rangut të Parë Mecollari i dyshuar si bashkëpunëtor i GRU-së ruse. Gjen/major Dogjani është zhdukur nga daljet në publik, që kur zonja Xhacka u bë ministre dhe thjesht merr rrogën kot (tipik gjeneral madhor-legen shqiptar), sepse Olta nuk e shkarkon dot gjen. Dogjanin.Komandati Ii përgjithshëm i forcave të Armatosura, Presidenti Meta nuk ia firmos, që nuk ia firmos dekretin e shkarkimit të gjeneralit kësaj ”geisha-s” ministres së mbrojtjes!

Si patriot shqiptar po e mbyll shkrimin tim me urimin:

Mirë se na erdhe në Durrës o “Bajraktar”!

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne