Shqiperia

Bardhi: Mbështesim rezolutën e PE për Shqipërinë, vendi ynë ka nevojë për qeveri europiane

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se BE vazhdon që ta ketë prioritetet Shqipërinë dhe se dëshiron ta integrojë atë.Bardhi deklaroi se PD mbështet rezolutën e PE për vendin tonë.

Bardhi shprehet se, Shqipëria ka nevojë për një qeveri, e cila të jetë pro-europiane dhe ta udhëheqë vendin drejt proceseve integruese.

Postimi i Gazment Bardhit:

Shqipëria është me fat që ka kaq shumë miq dhe mbështetje në rrugën e integrimit europian!

Mirënjohje për mbështetjen e sotme të Parlamentit Europian! Ky është një tjetër mesazh i qartë se Europa e konsideron Shqipërinë pjesë të saj.

Është detyra e Shqipërisë që, pa humbur asnjë minutë kohë, të plotësojë të gjitha kushtet për të mos marrë refuzimin e rradhës.

Shqipëria ka nevojë për një Qeveri të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që e ka prioritet integrimin europian, që është e sinqertë me partnerët europianë dhe nuk tenton tu hedh hi syve për plotësimin e 9 kushteve dhe që punon për shqiptarët dhe Shqipërinë si gjithë Europa./tpz

OPINIONE

INTERVISTA