Barzani insiston në organizimin e referendumit në rajonin e Kurdistanit

Kryetari i rajonit të Kurdistanit të Irakut ka insistuar në organizimin e referendumit për ndarjen e këtij rajoni nga Iraku.

Masud Barzani, në një takim me krerët fetarë të rajonit të Kurdistanit ka thënë se referendumi do të organizohet pa asnjë shtyrje më datë 25 shtator 2017. Ne nuk e pranojmë në asnjë mënyrë tonin e ashpër kërcënues të kundërshtarëve të referendumit, por do të vazhdojnë bisedimet me Bagdadin, tha në fjalën e tij Masud Barzani. Kryetari i rajonit të Kurdistanit të Irakut është i vendosur për organizimin e referendumit për ndarjen e këtij rajoni, në kohën kur qeveria qendrore e Bagdadit dhe shumë grupe politike irakiane janë kundër këtij referendumi. Ndërkohë James Mattis, sekretari amerikan i mbrojtjes pas vizitës së tij në Bagdad, pritet të shkojë në Erbil për tu takuar me krerët e rajonit të Kurdistanit. Irani, Turqia, Siria dhe Rusia janë ndër vendet që kundërshtojnë organizimin e referendumit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Iraku me arsyetimin se ky veprim do të destabilizojë akoma më shumë të gjithë rajonin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne