Shqiperia

Basha i përgjigjet Nishanit: Jam dakord për tu takuar me Ramën

Partia Demokratike i eshte pergjigjur fteses se Nishanit per tu ulur ne nje tryeze bisedimesh me Kryeministrin Rama.

Deklarata e plote

Partia Demokratike dhe i gjithe Koalicioni Opozitar mirepresin ftesen institucionale te Presidentit Nishani per dialog ne funksion te zgjidhjes se krizes se rende politike qe ka mberthyer Shqiperine.

Ndonese shkaktari i kesaj krize Edi Rama me veprimet dhe qendrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave te qytetareve shqiptare, opozita dhe Partia Demokratike kane kerkuar gjithmone rrugen e dialogut te vertete dhe jo fasade per tu bashkuar ne luften kunder krimit, droges, korrupsionit dhe kthimit te shtetit ne garnizon elektoral te pushtetit, qe kercenojne asgjesimin e zgjedhjeve, demokracise dhe stabilitetit permes zgjidhjes se ofruar Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar rikonfirmojne gatishmerine e tyre duke ju pergjigjur pozitivisht fteses se Presidentit Nishani.