Basha lëshon “bombën”: Kongresi Amerikan do të nisë hetimet/ “Dhjetëra milionë euro të Besos së Tajvanit…”

Kreu i Partisë Demokratike ka lëshuar deklarata të forta gjatë konferencës së sotme me gazetarët kur tha se marrëdhënia e kryeministrit shqiptar me Aleksandër Vuçiç çoi deri në tentativë për të destabilizuar Ballkanin që sipas tij bëhej për të tërhequr vëmendjen nga kriza politike që Edi Rama ka sipas tij në Shqipëri.

Basha theksoi se nuk e ka përmendur kot emrin e Besos së Tajvanit, duke argumentuar se ka një skenar për Shqipërinë dhe zbatuesi I tij është edi Rama në bashkëpunim me bandat e krimit.

“Të tjerat që ai thotë dhe broçkullat në mitingje, janë broçkulla të shtrenjta të paguara me paratë tuaja, dhjetara milionë euro të Besos me shokë, se përmenda kot Beson atë ditë unë”, tha Basha duke shtuar se shpresonte që këto fakte nuk do të dilnin vetëm në shtypin amerikan por edhe në komisionin hetimor në Kongresin Amerikan.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Cila është marrëdhënia e Ramës me Aleksandër Vuçiç? Është marrëdhënie që çoi deri në tentativën e çmendur për të destabilizuar Ballkanin, për të ndryshuar kufijtë, për të copëtuar Kosovën vetëm e vetëm për të tërhequr vëmendjen nga kriza politike që Edi Rama ka në Shqipëri dhe nga problemet që disa nga protagonistët e tjerë kanë me shoqëritë e tyre. Nuk e përmenda kot unë Beson e Tajvanit. Nëse ka një skenar rus për Shqipërinë, zbatuesi i këtij skenari rus e ka emrin Edi Astrit Rama Avdylaj. Sepse nuk ka investim më të madh për të destabiluzar vendin se sa ta shkrish shtetin në një me krimin. Të tjerat që ai thotë dhe broçkullat në mitingje, janë broçkulla të shtrenjta të paguara me paratë tuaja, dhjetara milionë euro të Besos me shokë, se përmenda kot Beson atë ditë unë. Po do dalin dhe këto. Dhe shpresoj se nuk do dalin thjesht nga artikujt e gazetarëve amerikane, por shpresoj shumë se do dalin në një komision hetimor të Kongresin amerikan”/faxweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne