Shqiperia

Basha mbyll protestën, nuk harron të bëjë himnin dhe simbolin e shqiponjës

“Bëhuni gati për betejën e radhës në Tiranë, në Shkodër, në Vlorë, në Korçë, në Elbasan, në Durrës, në Dibër, në Tropojë dhe në Sarandë, anembanë vendit. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.

Këto ishin fjalët përmbyllëse të mitingut të zhvilluar këtë të enjte para Kuvendit të Shqipërisë dhe më pas para Kryesisë së Kuvendit, ku Basha dhe deputetët e tij, së bashku me ata të aleatëve, dorëzuan mandatet parlamentare, që fundin e pati në selinë e Partisë Demokratike.

Por, ndryshe nga rastet e tjera, këtë herë kreu i opozitës duket se u kaplua nga emocionet, teksa nisi të këndonte Himnin Kombëtar së bashku me mbështetësit e demokratëve të pranishëm.

Siç mund ta ndiqni edhe në video, gjithçka mbyllet me simbolin e shqiponjës me duar, duke na kujtuar momentet drithëruese të fillimit të ndeshjeve të Kombëtares kuqezi, aty ku në fakt shpeshherë është tenori Kastriot Tusha që këndon himnin.

OPINIONE