Basha: Presidenti u shit si viç në tregun e gjësë së gjallë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndërsa ka treguar edhe ofertën që ka marrë që opozita të zgjedhë Presidentin. Basha tha se posti i Presidentit u shit si viç në tregun e gjësë seë gjallë, por se opozita nuk kërkon dhe as pranon pazar politik në kurriz të zgjedhjeve të lira. Ai ritheksoi se Presidenti i takon popullit.

“Republika e vjetër do të mbajë në pushtet këtë klikë të korruptuar. Me çdo kusht do të prishë zgjedhjet. Ju anëtarët e kësaj lëvizja jeni mundësia e vetme për ta ndalur dhe për ta çmontuar republikën e vjetër. Ata e dinë këtë fare mirë. Taktika e tyre ka 2 platforma, të shkurajojnë anëtarët e kësaj lëvizjeje më të madhe se opozita dhe PD për mes shantazheve, gënjeshtrave ose të blejnë ballin e kësaj revolte që është PD dhe opozita. Në funksion të kësaj kanë nxjerrë në tregun e gjësë së gjallë postin e Presidentit si të ishte viç. Me qëllim që të braktisë lëvizjen popullore dhe fatet e qytetarëve. Dje e ka marrë përgjigjen. Opozita nuk kërkon dhe as nuk pranon Pazar politik në kurriz të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në këmbim të postit të Presidentit të Republikës. Presidentit i Republikës në konceptin e Republikës së re i takon popullit dhe do zgjidhet nga populli. 245 orë pas bërjes publike të këtij qëndrimi, ky që nuk lë fjalë pa thënë e rrenë pa bërë ka heshtur, ka heshtur Rama dhe Meta për propozimin tonë. Kanë heshtur sepse është futur populli në mes dhe ka prishur pazarin. Përgjigjja jonë është asnjë shtyrje për vettingun. Pas paktit kombëtar për qeverinë zgjedhore jemi gati të votojmë vettingun në përputhje të marrëveshjes së 22 korrikut dhe t’u japim mundësinë prokurorëve dhe gjyqtarëve të pavarur të bëjnë punën e tyre”./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne