Shqiperia

Basha: Pse hesht shteti dhe Rama për vrasjen e ish-Komisarit?

Kreu i PD-së Lulëzim Basha gjatë fjalës së mbajtur në çadër paraditen e sotme, solli në vëmendje mosreagimin e qeverisë, dhe Ministrit të Brendshëm për vrasjen mafioze të ish-drejtorit të policisë së Vlorës Artan Cuku.

Në fjalën e tij nga çadra përballë Kryeminstrisë, Basha tha se Edi Rama është deputeti i parë i PS-së në qarkun e Vlorës, aty ku Cuku, vite më parë, mbante postin e drejtorit të policisë. Për kryedemokratin, mos reagimi i shtetit dhe Ramës lidhet me moskurajon dhe mungesën e moralit për të ngritur zërin kundër krimi.

“Qarku i Vlorës është qarku në të cilin kryeministri aktual është edhe kreu i listës, deputeti i parë i PS-së. Kanë kaluar mbi 12 orë që nga kjo vrasje makabre e stilit mafioz. Shoqëria ka shprehur tronditjen e thellë, kolegët e oficerit të lartë të policisë, kanë shprehur revoltën për vrasjen e tij. I vetmi që nuk ka reaguar është shteti shqiptar, nuk ka reaguar ministri i brendshëm dhe as kryeministri. Nuk kanë reaguar, nuk kanë gjetur kohën, fjalët, kurajën nuk kanë gjetur dhe nuk kanë moralin të ngrenë zërin kundër krimit. Si nuk kanë gjetur kohën aq miqtë e tyre për të folur as për 12 tonët e drogës së kapur në Përmet. Nuk flasin për drogën, për krimin se për ta krimi nuk ekziston. Droga është shpifja e opozitës për t’i nxirë faqen vendit. Kjo është fabula e njeriut që nuk ka lidhje me realitetin dhe jeton në flluskën e tij dhe vizatimet e tij”, deklaroi Basha. //Gazeta Impakt

 

OPINIONE