Shqiperia

Basha-Ramës: Mbron trafikantët, ndërsa çon të varfërit që s’paguajnë dot ujin në gijotinë

Basha sulmon sërish Ramën për çështjen ‘Tahiri’, si dhe flet për aksionin kundër lidhjeve të palidhshme të ujit. Kreu i opozitës theksoi se shteti është në funksion të trafikantëve, që mbron ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Lideri i demokratëve theksoi se Rama po bën gati gijotinën për të varfëritë që s’kanë mundësi të paguajnë ujin e pijshëm, aksioni që do të ndëmarrë qeveria kundër lidhjeve të paligjshme.

Sot shteti i tij i krimit është shpalosur dhe në mijëra faqe të drejtësisë italiane. Një shtet që funksionon i gjithi në shërbim të trafikantëve. Një shtet ku ministri i brendshëm është shefi i madh i bandës. Një shteti ku Rama vetë i bëhet pengesë drejtësisë duke e mbrojtur Tahirin teksa bën gati gijotinën për të varfëritë që s’kanë mundësi të paguajnë ujin. Edi Rama është i vetmi kryeministër që alternativë për qytetaret ka dhunën, presionin dhe burgun, ndërsa mbrojtjen, kujdesin dhe lehtësitë i ka për trafikantët me të cilët fiton dhe ndan pushtetin. Një kryeminister i përgjegjshëm s’do gjente qetësi derisa të krijonte mundësi për qytetarët e tij që s’paguajnë dot faturën e ujit. Ndërsa Rama i kërcënon me burg ata që nuk sigurojnë dot as bukën e gojës.” – shkruan Basha.

OPINIONE

INTERVISTA