“Bashkëpunimi me Turqinë forcoi qeverinë e Libisë”

Kreu i Këshillit të Lartë Shtetëror të Libisë, Khalid al-Mishri, tha se Qeveria e Pajtimit Kombëtar të Libisë (GNA) që është qeveria legjitime në praninë e Kombeve të Bashkuara (OKB) u forcua edhe më shumë pas marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak që nënshkroi me Turqinë.

Al-Mishri foli për televizionin Al Jazeera me qendër në Katar, ku pas një pyetjeje ai rikujtoi “memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin ushtarak dhe siguri” që GNA nënshkroi me Turqinë më 27 nëntor në Stamboll.

“Pas marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar me Turqinë, qeveria e Libisë u forcua dhe siguroi një organizim dhe bashkim më të mirë brenda saj”, tha Al-Mishri.

– EBA filloi të jetë më shumë efektive se sa është e nevojshme

Lidhur me pyetjen për vizitën që kryen zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), në kryeqytetin Khartoum të Sudanit për të dërguar ushtarë mercenarë për Khalifa Haftar, liderin e forcave jolegjitime në lindje të vendit, Al-Mishri u përgjigj:

“Haftar ka filluar të humbasë fuqi në lindje të vendit. Për këtë arsye vendet që mbështesin Haftar po përpiqen të sjellin më shumë ushtarë mercenarë nga jashtë Libisë. EBA filloi të jetë më shumë efektive se sa është e nevojshme dhe më shumë se çka vëllimin e saj. Ndërkohë EBA aktivitetet e saj në Libi i kryen nëpërmjet Dhomës së Operacioneve Speciale e cila drejtohet nga Mohamed Dahlan”.

Më tej ai theksoi se “Tashmë forcat e armatosura të qeverisë së Libisë kanë dalë nga mbrojtja dhe ato kanë fuqinë dhe kapacitetin për të ndërmarrë operacione. Nuk kemi frikë nga ushtarët mercenarë të Haftarit. Do ti dërgojmë ato me arkivole në vendet e tyre”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne