Bashkimi Evropian kërkon marrëdhënie të sinqerta me Iranin

nga Massoud Khodabandeh.

Brenda një jave Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe shefja i politikës së jashtme e Bashkimit Evropian Federica Mogherini kanë mbajtur fjalime rreth marrëveshjes bërthamore me Iranin, e cila është quajtur “marrëveshje e keqe” sipas Presidentit Donald Trump i cili nuk u përpoq asnjëherë që ta kuptonte se cfarë thoshte ajo në të vërtetë. Politika e tij e dukshme ishte që ta braktiste atë dhe të arrinte një marrëveshje më të mirë. Por deri tani nuk ka asnjë tregues se si do arrihet kjo. Afati 60 ditor i Kongresit për të votuar për rivendosjen e sanksioneve ka kaluar që më 12 dhjetor.

Politikat e jashtme të Trampit janë analizuar gjerësisht jashtë, si pjesë e politikës ‘mashtro dhe mburru’ për të larguar vëmendjen nga çdo gjë për të cilën duhet të përgjigjet. Vendimi i Trampit për të mos firmosur rinovimin e marrëveshjes me Iranin në tetor krijoi pasiguri. Në vend të kësaj u ekspozua për botën një lloj i veçantë i dobësisë amerikane.

Kjo i dha një mundësi Bashkimit Evropian që të hyjë në këtë zbrazëti. BE është plotësisht e bashkuar në mbështetjen e saj për marrëveshjen bërthamore. JCPOA konsiderohet si një angazhim i detyrueshëm, si pikënisje për të gjitha anët nga të cilat fillon trajtimi i çështjeve të tjera të pazgjidhura.

Këto çështje përfshijnë programin raketor të Iranit, por edhe të drejtat e njeriut dhe ndikimin rajonal.

Aktualisht nuk ka konsensus midis pesë vendeve plus një, për mënyrën se si të merren me Iranin. Një deklaratë e paprovuar nga ambasadori i OKB-së Nikki Haley se Irani furnizoi me raketa balistike Huthët në Jemen mundi të nxehë Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite, por në të kundërt pozicioni i Rusisë ishte se raketat asnjëherë nuk kishin qenë pjesë e JCPOA e miratuar në korrik 2016.

Ndërsa ata mund të kenë rënë dakord me Evropën dhe Amerikën lidhur me çështjen bërthamore, ndihma ushtarake e Rusisë ndaj udhëheqësit sirian Asad së bashku me Iranin i vë në kundërshtim pozicionet evropiane dhe amerikane. Edhe Kina gëzon marrëdhënie të mira tregtare me BE-në dhe Iranin dhe nuk ka gjasa që të ndërhyjë në prishjen e këtij ekuilibëri vetëm se është zemëruar Amerika.

BE, në një përpjekje për të kapërcyer këtë të çarë, në mënyrë që të vendosë lidershipin e nevojshëm për negociata të mëtejshme mbi Iranin, ka zgjedhur pozitën morale më të lartë. Në thelb, evropianët besojnë se Amerika nuk ka kredibilitet për të drejtat e njeriut për shkak të mbështetjes së saj për dënimin me vdekje. Kjo vlen edhe për Rusinë dhe Kinën. Në marrëdhëniet e saj me vendet e tjera, BE-ja gjithmonë ngre çështjen e të drejtave të njeriut të pohuara Mogherini. BE është lidere e botës në këtë drejtim.

BE gjithashtu beson se çështja bërthamore është zgjidhur. Irani është në përputhshmëri me kushtet dhe nën inspektimin e rreptë të IAEA, Irani nuk do të jetë në gjendje të lëvizë. Për këtë arsye, ideja e prishjes së një marrëveshjeje që zgjati dymbëdhjetë vjet për tu ndërmjetësuar është qesharake. Kjo do të minonte besueshmërinë e IAEA në një kohë kur mund të vijnë kriza të tjera bërthamore, veçanërisht nga Korea e Veriut.

Pakënaqësia e SHBA-së është se çështje të tjera si ato raketore nuk ishin të përfshira. Pikë nisja e Iranit për negociatat ishte se çdo gjë duhet të ishte në tryezë. Por kur u diskuatuan çështje të tilla si furnizimi i Saddam Husseinit me armë kimike gjatë luftës Iran-Irak apo abuzimet e të drejtave të njeriut, ishin SHBA dhe vendet e Gjirit që kundërshtuan.

Ndërsa SHBA kundërshton përfshirjen e Iranit në konfliktet rajonale, është e pandershme që zëdhënësit e saj të injorojnë rolin e Amerikës në konfliktet e Irakut, Sirisë, Jemenit dhe Izraelit. Politikanët evropianë janë më të guximshëm dhe më të ndershëm. Në mënyrë që të jenë të besueshëm dhe efektivë në marrëdhëniet e mëtejshme me Iranin, vendet e Bashkimit Evropian duhet të distancohen nga çdo tolerim apo mbështetje për grupet terroriste si Mojahedin Khalq i Merjem Raxhavit, që kërkon ndryshimin me dhunë të regjimit iranian. Deputetja Ana Gomes theksoi një shkelje të sigurisë gjatë kohëve të fundit lidhur me vizitën e Raxhavit në Parlamentin Evropian, ku agjentët e MEK kryen një sulm të planifikuar kundër dy kritikëve të tyre në parlament.

Ku mirëbesim i ri në Evropë është në kontrast të drejtpërdrejtë dhe ndoshta pasojë e qëndrimeve jofunksionale dhe kaotike të politikave që lëshohen nga administrata Trump. Duke pasur një mungese politike aktuale ndaj Iranit, qëllimi i Trampit me sa duket ka qenë, dëmto sa të mundësh. Në të kundërt, Bashkimi Evropian ka një qëndrim të qartë dhe tashmë ka sinjalizuar synimin e tij për të marrë rolin drejtues në bisedimet diplomatike që synojnë që Irani të angazhohet në ndryshime në sjelljen ndaj të drejtave të njeriut dhe ato strategjike ushtarake/ huffingtonpost/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne