BE hap proces gjyqësor kundër Hungarisё, Orban luftë Sorosit

Hungaria ndjek një politik tё ashpër azilimi. Qeveria e kryeministrit Orban nuk frenohet as prej fushatave tё shpifjes.

Meqenëse ky vend nuk ka reaguar ndaj paralajmërimeve duhet tё përgjigjet para Gjykatës Europiane.

Gjykata Europiane në Strasburg ёshtё aktivizuar, pasi ligji i ashtuquajtur “Stopp-Soros” nё Hungari ҁon nё kriminalizimin e ndihmës për refugjatët dhe kufizon edhe mё tej tё drejtën e azilimit, vuri në dukje Komisioni i BE-sё.

Brukseli do qё me padinё ndaj qeverisё sё djathtë nacionale tё kryeministrit Viktor Orban ta detyrojё atё, qё tё tёrheqё ligjin e diskutueshёm.

Nё kёtё ligj përfshihet edhe rregullorja pёr tё ndaluar ndihmat pёr azikёrkuesit nё emër tё një organizate.

Punonjësit e organizatave tё ndihmës për refugjatë mund tё dënohen me heqje lirie deri nё njё vit. Nёse Gjykata Europiane i jep tё drejtё Komisionit tё BE-sё, Hungaria mund tё ndëshkohet me gjoba tё detyrueshme, pёr t’i ndryshuar kёto rregullore tё diskutueshme.
Kjo ёshtё padia e parё e Komisionit tё BE-sё nё Gjykatёn Europiane. Nё vitin 2017 Komisioni dy herё iu drejtua Luksemburgut nё njё rast pёr procesin e azilimit nё Hungari dhe nё njё rast tjetёr pёr ligjin e arsimit tё lartё.

Fushatё kundёr Sorosit

Qeveria e Orbanit kaloi nё parlament mё 2018 ligjin e ashtuquajtur “Stopp-Soros. Emёrtimi i ligjit me “Stopp Soros” i referohet miliarderit liberal nga SHBA George Soros. I mbijetuari i Holokaustit i lindur nё Hungari mbёshtet me fondacionet e tij humanitare njё sёrё organizatash civile, qё ndihmojnё refugjatёt dhe azilkёrkuesit.

Qeveria hungareze e akuzon Sorosin, se po sjell njё numёr tё madh emigrantësh myslimanë nё Europё. Njё pllakatё e kritikuar nё mbarё BE-nё sё fundi shpif ndaj tij duke e cilёsuar si njё demon qё i fryn nё vesh presidentit tё Komisionit tё BE-sё Jean-Claude Juncker.

Komisioni i BE-sё vendosi gjithashtu, t’i drejtohet me njё shkresё Hungarisё, sepse njerёzve qё ndodhen nё procedurat e kthimit nё zonat hungareze tё tranzitit nuk u jepet ushqim. Shkresa udhёzuese ёshtё hapi i parё drejt njё procesi pёr shkelje procedurale./dw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne