BE: Mianmari të sigurojë rikthimin e sigurtë për muslimanët e Arakanit

Bashkimi Evropian deklaroi se Mianmari është përgjegjës për situatën aktuale të muslimanëve të Arakanit dhe i kërkoi që të sigurojë mundësitë e nevojshme për rikthimin e sigurtë, vullnetar dhe dinjitoz të tyre.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, shpehen falënderime ndaj Indonezisë për ndihmën humanitare dhe mundësinë e rikthimit të sigurtë që ka siguruar për rreth 100 refugjatë të Arakanit.

Në deklaratë thuhet se shpëtimi i refugjatëve të Arakanit që ndodhen nën kushte të tmerrshme është një tregues për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe se BE-ja ka ndërmarrë punime për të siguruar ndihmë për Indonezinë.

Përmirësimi i përhershëm në situatën e muslimanëve të Arakanit nuk mund të sigurohet vetëm me “ndihmën e vendeve bamirëse”, theksohet në deklaratë.

“Mianmari është përgjegjësi themelor për situatën aktuale të muslimanëve të Arakanit. Nga qeveria e Mianmarit kërkojmë që në kuadër të përgjegjësive sipas Gjykatës Ndërkombëtare Penale të ofrojë mundësitë e nevojshme për rikthimin e sigurtë, vullnetar dhe dinjitoz për qytetarët e Arakanit”, thuhet më tej.

Gjithashtu ndaj të gjitha forcave të armatosura të Mianmarit ripërsëritet thirrja për shpalljen e armëpushimit të menjëhershëm pa kushte dhe të tregohen përpjekje për një paqe gjithëpërfshirëse.

Në deklaratë u bëhet thirrje të gjitha vendeve të rajonit që të rrisin përpjekjet e tyre për të siguruar që Mianmari të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe vlerat e të drejtave të njeriut.

Spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit

Në vitin 2012 në Arakan u shfaqën konflikte mes budistëve dhe muslimanëve, ku si pasojë e ngjarjeve mijëra persona, nga të cilët shumica muslimanë, u masakruan dhe qindra shtëpi dhe biznese u dogjën.

Ushtria e Mianmarit dhe nacionalistët budistë filluan dhunën masive duke treguar si arsyetim sulmet e njëkohshme më 25 gusht 2017 në stacionet kufitare në Arakan.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), që nga 25 gushti i vitit 2017 e deri tani, ka arritur në 900 mijë numri i të strehuarve në Bangladesh pasi u larguan nga presioni dhe persekutimi në Arakan. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nëpërmjet pamjeve satelitore që kanë publikuar kanë vërtetuar se qindra fshatra janë shkatërruar.

Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe ato të OKB-së dhunën kundër muslimanëve të Arakanit e konsiderojnë si “spastrim etnik” ose “gjenocid”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne