BE paralajmëron kundër “terrorit të kolonëve hebrenj” në Bregun Perëndimor

Bashkimi Evropian (BE) tha se terrori i zbatuar nga kolonët hebrenj mbi palestinezët në Bregun Perëndimor nën pushtim ka shkaktuar humbjen e jetës së shumë civilëve dhe ka paralajmëruar se situata mund të dalë jashtë kontrolli dhe se duhen marrë masa urgjente. Në një deklaratë nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell u rikujtua se “Terrori në rritje i kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor, ka shkaktuar që shumë civilë të humbin jetën dhe që komunitetet palestineze të detyrohen të largohen nga shtëpitë tyre”.

“Situata mund të dalë jashtë kontrollit dhe mund të shkaktojë dhimbje të papërshkrueshme për komunitetet lokale. Ka nevojë për masa urgjente”, thuhet më tej në deklaratë. “Izraeli ka për detyrë të mbrojë civilët në Bregun Perëndimor nga dhuna e kolonëve ekstremistë, t’i mbajë autorët përgjegjës dhe të garantojë ndërhyrjen e ushtrisë izraelite”, thuhet në deklaratën ku më tej bëhet e ditur se kjo është përgjegjësi ligjore.

“Kjo situatë e bën edhe më tragjike situatën e cila aktualisht është tragjike si dhe rrit rrezikun që konflikti të përshkallëzohet në mënyrë të rrezikshme. Pavarësisht çdo gjëje, nga kjo duhet distancim”, theksohet në deklaratë. Që nga 7 tetori e deri më tani, është rritur në 126 numri i palestinezëve që janë vrarë në sulmet e kolonëve hebrenj dhe forcave izraelite në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Kolonët hebrenj nën mbrojtjen e forcave izraelite, kanë kryer qindra sulme kundër palestinezëve dhe pronave të tyre në Bregun Perëndimor dhe Kudsin nën pushtim që nga 7 tetori./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne