BE riafirmon paralajmërimet ndaj Izraelit kundër “aneksimeve”

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, deklaroi se të gjitha tentativat e “aneksimit” të Izraelit janë kundër ligjit ndërkombëtar dhe se Unioni është i gatshëm të ndërmarrë hapat e nevojshëm.

Në një deklaratë me rastin e arritjes së marrëveshjes politike për formimin e një qeverie në Izrael, Borrell paralajmëroi Tel Avivin në lidhje me politikat e vendbanimeve kolone.

Borrell theksoi se BE është e gatshme të bashkëpunojë me Izraelin, veçanërisht në lidhje me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Ai tha se BE nuk e ka ndryshuar qëndrimin në lidhje me vendbanimet ilegale hebreje në territoret te pushtuara.

“Qëndrimi i BE-së ndaj politikës izraelite mbi vendbanimet kolone në territoret e pushtuara palestineze që nga viti 1967 është i qartë dhe i pandryshuar. BE nuk e pranon sovranitetin e Izraelit në Bregun Perëndimor, në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Borrell.

Ai nënvizoi se çdo tentativë e Izraelit për aneksim do të jetë shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

“BE do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm”, shtoi shefi i diplomacisë evropiane./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne