Belgjika ndalon therjen e mishit hallall për muslimanët dhe hebrenjtë

Rajoni i Vallonisë në Belgjikë ka votuar për ndalimin e mishit hallall dhe kosher, duke e bërë të jashtëligjshme therjen e kafshëve të patrullosura.

Komiteti i mjedisit në Parlamentin e Vallonisë në Belgjikë votoi njëzëri për ndalimin, i cili do të hyjë në fuqi më 1 shtator 2019.

Të dyja ritualet islamike dhe hebreje, përkatësisht hallall dhe kosher, kërkojnë që kasapi ta vrasë shpejt kafshën duke i prerë fytin dhe duke i derdhur gjakun, një proçes i dënuar nga aktivistët e të drejtave të kafshëve, të cilët argumentojnë se është më humane që kafshët të trullosen para se të theren.

Një legjislacion i ngjashëm është propozuar nga parlamenti në rajonin verior të Flemishit.

Kongresi Hebraik Evropian e ka dënuar ashpër vendimin, duke e quajtur atë “skandaloz”.

“Ky vendim, në zemër të Evropës Perëndimore dhe në qendër të Bashkimit Europian, dërgon një mesazh të tmerrshëm për komunitetet hebraike në të gjithë kontinentin tonë, që hebrenjtë janë të padëshiruar”, tha Moshe Kantor, kryetari i Kongresit Hebraik Evropian.

“Ai sulmon thelbin e kulturës dhe të praktikës fetare, si dhe statusin tonë si qytetarë të barabartë me të drejta të barabarta në një shoqëri demokratike. Ai ndihmon antisemitët dhe ata që nuk i tolerojnë komunitetet dhe besimet e tjera”.

Ai shtoi: “Ne u bëjmë thirrje ligjvënësve të tërhiqen nga pragu i sulmit më të madh mbi të drejtat fetare hebraike në Belgjikë që nga pushtimi nazist i vendit në Luftën e Dytë Botërore”.

Një ndalim për therjen e kafshëve pa trullosje do të hyjë në fuqi në janar të vitit 2019 në rajonin e Flemishit në Belgjikë, shkruan gazeta ditore De Morgen.

Komuniteti musliman i Belgjikës tha se këshilli i tij fetar ka shprehur më herët kundërshtimin e tij ndaj therjes me trullosje, dhe që atëherë nuk ka pasur ndryshim në qëndrimin e tij.

“Muslimanët janë të shqetësuar nëse ata mund të hanë ushqim hallall … në përputhje me ritet dhe besimet e tyre fetare”, tha ekzekutivi musliman belg.

Vendet si Danimarka, Zvicra dhe Zelanda e Re tashmë e ndalojnë therjen pa trullosje. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne