“Bëmë baba të të ngjaj”, akademia e Realit e mbushur me djem ish-futbollistësh

Reali i Madridit ka pasur gjithmonë lojtarë të mëdhenj në ekip, dhe disa prej tyre kanë ardhur nga akademia e klubit.

Si duket tradita do të vazhdojë, sepse në akademinë e “Los Blankos” ndodhen disa djem ish-futbollistësh, por ka edhe nga djemtë e lojtarëve aktual të Realit, siç është djali i Marselos.

Ja lista me disa prej tyre:

Trajneri aktual dhe legjenda e madrilenëve, Zinedin Zidan, ka jo një por tre djem që janë pjesë e akademisë së Realit. Madje në të shkuarën ka pasur katër, por i madhi, Enzo, u largua në verë nga Madridi. Tre djemtë e tjerë janë Luka, Teo dhe Eliaz.

Një tjetër ish lojtar i Realit, portieri Santi Kanizares, ka djalin e tij në këtë akademi. Djali quhet Lukas dhe luan po në pozicionin e portierit.

Tifozët e Realit e mbajnë mend Ruben De La Red, i cili u detyrua të linte futbollin pas problemeve me zemrën. Tashmë traditën në këtë familje po e vazhdon i biri, Kajetano.

Ndersa i biri i Marselos ka vetëm disa muaj që është bërë pjesë e akademisë së klubit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne