Bender bin Sultan përsëri në skenë

Bender bin Sultan, ish shefi i Shërbimit të inteligjencës së Arabisë Saudite, bëri shqyrtime në një institucion të lidhur me Shërbimin e Inteligjencës saudite.

Sipas një lajmi të al-Youm të Rusisë, ish kryetari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe shefi i Inteligjencës së Arabisë Saudite, Bender bin Sultan mbajti një fjalim 12 orësh në lidhje me sigurinë, në qendrën e kërkimit dhe informimit të lidhur me Shërbimin e Inteligjencës saudite.

Gjatë kohës kur po ushtronte detyrën e tij si ambasador i Arabisë Saudite në Uashington, nga viti 1983 deri në 2005, Bender bin Sultan ishte në miqësi të ngushtë me familjen Bush dhe pas detyrës së tij si ambasador ishte edhe kryetar i Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe Shërbimit të Inteligjencës.

Fjalimin e Bender bin Sultan në qendrën e kërkimit dhe informimit të shërbimit të inteligjencës e raportoi Kryetari i Byrosë Mbretërore të Arabisë Saudite, Halid al-Isa.

Është deklaruar se lidhur me mos realizimin e premtimit të Katarit dhe Turqisë për përmbysjen e qeverisë siriane brenda disa muajve pas korrikut të vitit 2012, Amerika i’a ka dorëzuar dosjen siriane kryetarit të Shërbimit të Inteligjencës së Arabisë Saudite, Bender bin Selman.

Ish sekretarja amerikane e shtetit, Hilary Clinton pati thënë se organizata opozitare e quajtur Këshilli Kombëtar i Sirisë nuk e ka përfaqësuar opozitën siriane dhe më 11 nëntor 2012 e formoi Koalicionin Kombëtar Sirian ndërsa, më 7 dhjetor 2012 Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Lirë Siriane.

Bender bin Sultan i cili ishte objektiv i kritikave për shkak të rolit të tij në mbështjetjen e grupeve të armatosura në Siri, mbi faktin se që nga viti 2013, grupet siq janë ISIS dhe Nusra në Siri filluan të bëhen vendimtare, në vitin 2014 u largua nga posti i shefit të Shërbimit të Inteligjencës nga ana e Mbretit Abdullah.

Ndërsa, pas vdekjes së Mbretit Abdullah dhe pasi Salmani u bë mbret, në janar të vitit 2015, Bender bin Sultan u shkarkua nga posti i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Vlen të përmendet se Bender bin Sultan shfaqet përsëri në skenën politike pasi një ditë më parë, Mbreti Salman i largoi nga detyra komandantët e lartë, duke përfshirë edhe shefin e shtabit.

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne