Berisha denoncon kampet e refugjatëve: Otranto do kthehet në varrin gjigant të Evropës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka denoncuar me anë të një postimi në rrjetet sociale kampet e refugjatëve, të cilat i ka cilësuar njëlloj si premtimi i Ramës për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Berisha thekson se qytetarët, lajmin për krijimin e kampeve të rehabilitimit të terrostistëve, nuk e morën vesh nga Rama por nga kryeministri i Bullgarisë Borisov në konferencën e përbashkët të shtypit.

“Premtimi i Ramës për kampet e rehabilitimit të ish-terroristëve të ISIS, njëlloj si ai për shkatërrimin e armëve kimike siriane! Të dashur miq, lajmin për pranimin nga Rama të krijimit të kampeve të rehabilitimit të terroristëve të ISIS me origjinë nga vende të ndryshme në Shqipëri, për herë të parë qytetarët tanë e morën vesh jo nga kryeministri i vendit por nga kryeministri i Bullgarisë Borisov në konferencën e përbashkët të shtypit me Edvinin në Tiranë”, shhkruan Berisha në postim.

Ai gjithashtu ka theksuar, se Rama e përgënjeshtroi këtë lajm nëpërmjet zëdhënësit të tij, njëlloj siç bëri me lajmin e pranimit të arsenalit të armëve kimike të Sirisë, të cilin e mohoi dhjetra herë deri sa OKB njoftoi zyrtarisht zotimin e tij.

Berisha liston edhe dy synimet e ramës në lidhje me këtë situatë, ku sipas tij e para është të mbulojë lidhjet e tij me krimin dhe drogën në mënyrë që Shqipëria të marrë hapjen pa kushte të negociatave me BE-në, dhe e dyta të është trafikimi masiv i refugjatëve drejt Italisë nga mafia shqiptare e lidhur direkt me Ramën, duke e shndërruar Otranton në varrin gjigand të Evropës.

Postimi i plotë:

Premtimi i Ramës për kampet e rehabilitimit të ish-terroristëve të ISIS, njëlloj si ai për shkatërrimin e armëve kimike siriane!

Të dashur miq, lajmin për pranimin nga Rama të krijimit të kampeve të rehabilitimit të terroristëve të ISIS me origjinë nga vende të ndryshme në Shqipëri, për herë të parë qytetarët tanë e morën vesh jo nga kryeministri i vendit por nga kryeministri i Bullgarisë Borisov në konferencën e përbashkët të shtypit me Edvinin në Tiranë.

Në fjalën e tij në këtë konferencë Kryeministri Borisov tha se ai vlerëson pranimin nga qeveria shqiptare të nismës për ngritjen në Shqipëri të kampeve për riedukimin, rehabilitimin e ish-terroristëve të ISIS nga vende të ndryshme që kanë luftuar në Siri. Ai nuk bëri fjalë fare për kampe refugjatësh por vetëm për ish-terroristë të ISIS.

Ky lajm me të drejtë alarmoi mediat dhe forcat politike dhe revoltoi mbarë shqiptarët. Këtë lajm Edi Rama e përgënjeshtroi pafytyrësisht dje nëpërmjet zëdhënësit të tij, njëlloj siç bëri me lajmin e pranimit të arsenalit të armëve kimike të Sirisë, të cilin e mohoi dhjetra herë deri sa OKB njoftoi zyrtarisht zotimin e tij.

Ndërkohë, po dje, pa ju tharë boja mohimit të tij, gazeta më e madhe e Frances “Le Monde” shkruan se kjo inisiative është e vërtetë dhe se është diskutuar në Sofje dhe sipas saj shumë burime kanë konfirmuar se bëhet fjalë për ngritjen e këtyre kampeve në dy vende jashtë BE: Shqipëri dhe Kosovë!

Me këtë akt Edi Rama ka dy synime:

1- Të mbulojë narkoshtetin, lidhjet e tij me krimin, drogën, kapjen e drejtësisë, dërgimin e mbi 300 mijë refugjatëve dhe azilkërkuesve nga Shqipëria në vendet e BE dhe të mund të marrë hapjen pa kushte të negociatave me BE. Por ky është një pretendim absurd pasi vet kryeministri Borisov, që informoi shqiptarët për kampet e ISIS ne Shqipëri, deklaroi po në atë konferencë shtypi se nuk ka hapje te negociatave pa kushte me Shqiperine pasi shumica e vendeve te BE jane te percaktuara per vendosjen e kushteve per hapjen e tyre!

2- synimi tjeter madhor i vendosjes se mijra e mijra ish terroristeve te ISIS, dhe sipas “Le Monde” edhe te rreth 600 mije refugjateve ne Shqiperi, eshte trafikimi i tyre masiv drejt Italise nga mafia shqiptare e lidhur direkt me Ramen, e cila, sipas burimeve serioze inteligjente, tre vjet me pare ka porositur per kete qellim ne vendin fqinj mbi 300 skafe te fuqishme per te trafikuar per qellime fitimi refugjatet drejt brigjeve te Italise, duke shnderruar keshtu Otranton ne varrin gjigand te Europes!

Ju bej thirrje vendeve te BE te hedhin poshte oferten hipokrite te Edi Rames, e cila krijon probleme shume here me te medha se sa zgjidh, oferte me te cilen ai kerkon t’u hedhe hi syve per mos zbatimin e kushteve per hapjen e negociatave pa kushte dhe te siguroje nje burim te ri te madh te pasurimit te mafies shqiptare, te cilen ai vete e udheheq!

Ketu me poshte keni nje shkrim te plote per kete problem! sb

“Edi Rama plan për ta ‘ISIS-izuar’ Shqipërinë, Merkel skeptike…

Rritja e forcave të ekstremit të djathtë në Europë dhe retorika e tyre kundër emigrantëve po i detyrojnë qeveritë e vendeve të BE të flasin për ngritjen e kampeve të azilantëve në portat e Europës. Gazeta franceze Le Monde, të cilën Lapsi.al e ka lexuar, përmes koresondentëve të saj në Vienë dhe Kopenhagen, njofton se kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen (majtas ne foto me kancelarin austriak Sebastian Kuruz) njoftoi të martën në 5 maj se qeveria e tij qe në bisedime me Austrinë e cila do të marrë presidencën e radhës së bashkimit Europian, si dhe me vende të tjera, “Për një regjim të ri të azilit në Europë”.

Plani është për ngritjen e qendrave të pritjes dhe të dëbimit të emigrantëve që do të ngrihen jo në vendet e BE por në vendet që janë në kufi me të.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress