Bota

Berluskoni lë pas krahëve skandalet seksuale! ‘Babai i kombit’ rikthehet në skenën politike

Italian Premier Silvio Berlusconi smiles during a press conference at Chigi Premier's palace, in Rome, Wednesday, Feb. 16, 2011. Berlusconi says he is not worried by an impending prostitution trial, in his first public comments since he was indicted. The 74-year-old Italian leader was ordered Tuesday to stand trial on charges he paid a 17-year-old Moroccan girl for sex, and then used his influence to cover it up. (AP Photo/Riccardo De Luca)

ROMË – Është zyrtare, Silvio Berluskoni është rikthyer në skenën politike.

Ish-kryeministri italian, i cili mbush plot 81 vjec në shtator, mund të jetë cenuar nga skandalet seksuale, por kjo nuk e ka ndaluar atë  të dalë si një forcë e fuqishme politike përpara zgjedhjeve parlamentare në fillim të vitit të ardhshëm.

Përkundrazi, Berlusconi duket i vendosur për një rikthim tjetër politik pas koalicioni që ai mbështeti fitoi zgjedhjet rajonale të Sicilisë.

Rezultati shënoi fitoren e parë në aleancën e sapokrijuar të qendrës së djathtë. Vota mbi ishullin italian është parë si një provë vendimtare përpara zgjedhjeve kombëtare të vitit të ardhshëm.

Berluskonit i është ndalur të mbajë një post publik  deri në vitin 2019 për shkak të një dënimi për mashtrim e taksave, por Berlusconi ka apeluar vendimin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dhe një vendim zyrtar pritet të merret në nëntor.

Pas një operacioni në zemër vitin e kaluar, Berluskoni ka pozicionuar veten si “baba i kombit italian” në kontrast të thellë me të kaluarën e tij të ‘flaktë’.

“Berluskoni është në garë….gjithmonë ka qenë!”

“Forza Italia”e Berluskonit u bashkua me partitë e krahut të djathtë, Liga Veriore. Kandidati i mbështetur nga Berluskoni mundi themeluesin e Lëvizjes Pesë Yje, me një rrezuat të papritur.

Rezultati i zgjedhjeve është një goditje ndaj qeverisë së majtë, e cila tashmë po vuan politikisht nga zemërimi publik ndaj krizës së emigrantëve në vend.

Koalicioni mes “Forza Italia” dhe Ligës Veriore, si dy vëllezërit më të mëdhenj të së djathtës italiane ka një shans të mirë për të formuar një qeveri.

Kush do të bëhej kryeministër?

Por koalicioni vë Berluskonin kundër Salvinit, udhëheqësit ambicioz të krahut të djathtë, i cili e ka transformuar Lidhjen Veriore nga një forcë politike kryesisht rajonale në një parti populiste kombëtare.

“Por votuesit italianë kanë harruar pse ishin të lodhur prej Berlusconit dhe tani ai u duket shumë më i besueshëm dhe më i sigurt se liderët e rinj”, tha Giovanni Orsina, profesor i historisë politike dhe autor i librit “Republika pas Berluskonit”.

Tani për tani, Berluskoni ka hartuar një program bazuar në një taksë të sheshtë, pagesat bazë dhe një retorikë të ashpër ndaj emigracionit të paligjshëm.

Image

 

 

 

 

OPINIONE