Bidona uji, letra, miell, ja çfarë po ndodh në parlament

Është një situatë tejet e tension në parlamentin e Shqipërisë. Në drejtim të kabinetit qeveritar dhe kryeministrit Edi Rama deputetët e opozitës hedhin bidona uji, letra dhe miell.

Rama qendron pa lëvizur nga vendi i tij edhe pse vershojnë deputetet të qëllojnë ndaj tij.

“Përjashto këtë njeri nga parlamenti”, tha Sali Berisha i cili po transmeton live në facebook-un e tij. Deputetet e PS flasin nga vendi, ndërsa të gjithë deputetet e PD e LSI qendrojnë në këmbë përpara foltores. Kërkohet lirimi i protestuesve të Kukësit dhe përjashtimi Ramës nga parlamenti.

Ruçi ka kërkuar që media të dalë jashtë ndërsa ka kërkuar të përjashtohen tre deputete te PD, Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne